BEOGRAD - Droni me flamurin e djeshëm të Shqipërisë së Madhe ka frymëzuar edhe hakerat të cilët kanë sulmuar faqen e Partisë Demokratike të Serbisë. Grupi i hakerave kosovarë të ashtuquajtur “Big Smoke” kanë hakeruar faqen e PDS, ku kanë vendosur flamurin e Shqipërisë së Madhe që u valëvit dje mbi Beograd.

shqiperia
 
Konkretisht është sulmuar faqja e Savski Venac një prej 17 komunave urbane që përbëjnë qytetin e Beogradit, kryeqyteti i Serbisë. Sulmi i hakerave ka ardhur pas ndeshjes Serbi-Shqipëri si dhe ndjeshmërisë së madhe nga dhuna e ushtruar ndaj kombëtares sonë.

hakerat

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)