Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, me qendër në Vjenë ka pranuar se një nga serverat e tyre është sulmuar nga një grup i hakerave anti-izraelit.
Agjencia tha se më parë një grup i panjohur i quajtur Parastoo kishte postuar detaje për më shumë se 100 ekspertë bërthamorë në faqen e internetit të grupit. Parastoo i kërkoi ekspertëve për të nënshkruar një peticion ku kërkohej për të bërë një hetim nga Agjencia për programin e padeklaruar të Izraelit për armët bërthamore.

Për Izraelin flitet se mund të ketë armë bërthamore, por asnjëri as konfirmon as mohon për këtë "paqartësi strategjike".
Zëdhënësja Gill Tudor e Agjencisë Ndërkombëtare u shpreh se agjencia "ndjen thellësisht keqardhje për këtë publikim të informacioneve të vjedhura nga një server i vjetër". Ajo tha se serveri kishte qenë i fikur disa kohë më parë" dhe ekspertët janë përpjekur për të eliminuar çdo cënueshmëri "të mundshme" në server edhe para se ajo të ishte sulmuar nga hakërat.”

"Ekipi teknik i sigurisë i Agjencisë Bërthamore është duke vazhduar për të analizuar situatën dhe për të bërë cdo gjë të mundshme për të të siguruar që asnjë informacion i mëtejshëm të jetë i prekshëm," shtoi ajo.

Fjala “Parastoo” që në gjuhën iraniane Farsi, do të thotë dallëndyshe dhe përdoret si emër vajze iraniane.
Një diplomat perëndimor i cituar nga agjencia e lajmeve Reuters tha se të dhënat e vjedhura nuk besohet të përfshijë informacione në lidhje me punën konfidenciale nga IAEA.

Izraeli, SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore akuzojnë Iranin pasi përpiqet fshehurazi të zhvillojë armë bërthamore, një akuzë që Teherani e mohon fuqishëm.
Në fillim të nëntorit, në një raport të agjencisë u tha se Irani ishte i gatshëm të dyfishojë prodhimin e uraniumit në qëndrën bërthamore Fordo por nuk ishte në gjendje të konkludojë se të gjitha aktivitete bërthamore të Iranit ishin paqësore.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)