KORÇË - Për afro 5 orë, 118 makina dhe mbi 20 kamionë qendruan të bllokuara në doganën e Qafë-Thanës që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut. Pala maqedonase tha se ka probleme teknik në sistemin TIMS, ndërsa të tjera burime thanë se sistemi ka rënë pre e hakerimit.
Rreth orës 13:00 situata u normalizua dhe lëvizja vazhdon normalisht në dy anët e kufirit.
“Kemi marrë që në 9 dhe s’kemi lëvizur. Na thonë nuk kemi internet, nuk vazhdojnë me regjistër”.
“Nuk na kanë njoftuar, na thonë nuk ka internet”.
“Kemi 2 orë që rrimë këtu, në thonë nuk ka sistem. Ne shkojmë për qejf, të rrimë 2-3 orë këtu, nuk na kanë thënë se sa do të zgjasë problem”, thonë disa nga qytetarët.
Prej 1 jave janë marrë masa për kufizimin e incidenteve kryesisht me palën bullgare dhe monitorim të kufijve kryesisht me Bullgarinë për të shmangur incidentet. Pritet konfirmim zyrtar nga pala maqedonase ndërsa doganat maqedonase mbeten në kaos.