Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshilltarët e Presidentit Biden

Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshilltarët e Presidentit Biden

Flamuri i Kinës dhe i SHBA

Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së Presidentit Biden janë në mesin e atyre që janë vënë në shënjestrën e hakerëve të lidhur me Kinën. Sipas gazetës New York Times, hakerët mundën të depërtonin në sistemet e kompanive të telekomunikacionit.

Po ashtu në këtë artikull raportohet  se zyrtarë të Departamentit të Shtetit, anëtarë të familjes Trump, përfshirë Eric Trump-in dhe Jared Kushner, si dhe demokratë të njohur, mes tyre udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ishin në mesin e atyre që ishin vënë në shënjestër nga spiunët kibernetikë.

Shqetësimet janë rritur për grupin e hakerëve pas raportimeve të medias muajin e kaluar.

Më 6 tetor, gazeta “Wall Street Journal” tha se grupi me nofkën "Salt Typhoon", kishte hyrë në rrjetet e kompanive të telekomunikacionit dhe kishte marrë të dhëna nga sistemet që përdor qeveria federale për përgjimet e autorizuara nga gjykata.

Ndërkohë Departamenti i Shtetit si dhe përfaqësues të anëtarëve të familjes Trump nuk kanë reaguar rreth këtij lajmi. Po ashtu nuk kanë komentuar as Shtëpia e Bardhë, Agjencia e Sigurisë Kombëtarë apo agjencia federale që mbikëqyr sigurinë kibernetike, shkruan Reuters.

Ambasada kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment, megjithëse Pekini mohon vazhdimisht të jetë pas fushatave të spiunazhit kibernetik.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tik tok: 30/10/2024 06:59

    duhen rregulla ne kufizimin e influencimit me algoritme edhe keto te pavlefshem ne arritjen e objektivave marketing te maskuar pas te drejtave ne shitjen e te dhenave personale por qe jane kthyer ne fakt po aq te demshem sa cdo virus ne fazat e tij agresive nder te cilet edhe covid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte