'Hakeruam hakerat!' Lockbit, grupi rus më i rrezikshëm në botë në duart e FBI-së e agjentëve të krimit! Fitoi 120 milionë dollarë

'Hakeruam hakerat!' Lockbit, grupi rus më i rrezikshëm në botë në duart e FBI-së e agjentëve të krimit! Fitoi 120 milionë dollarë

LockBit

Organizata më e fuqishme në botë në fushën e krimit kibernetik, Lockbit, e cilësuar si një nga bandat më të famshme ruse është shkatërruar gjatë një operacioni të gjerë ndërkombëtar të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit (NCA) dhe FBI.

Autoritetet flasin për arrestime, bllokime të mijëra llogarive keqdashëse dhe rikuperimin e shumave të mëdha parash në formën e kuletave të kriptomonedhave. Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar dy shtetas rusë për përdorimin e ransomware Lockbit kundër kompanive në mbarë botën, ndërsa forcat policore polake dhe ukrainase kanë bërë dy arrestime të tjera.

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, FBI dhe Europol njoftuan në Londër çmontimin e bandës së kriminelëve kibernetikë. Gjatë aktivitetit të saj ndër vite ajo ka shkaktuar mbi dy mijë viktima (përfshirë Agjencinë e Ardhurave) rreth në botë, duke marrë më shumë se 120 milionë dollarë. Autoritetet britanike dhe amerikane kanë marrë kontrollin e faqeve të përdorura nga Lockbit, të cilat tani përdoren nga autoritetet për të shpërndarë informacione dhe të dhëna në lidhje me anëtarët e vetë grupit.

“Hakeruam hakerat,” u tha gazetarëve Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit. "Ne arritëm të merrnim kontrollin e infrastrukturës së tyre, sekuestruam kodin e tyre burimor dhe morëm çelësat që do t'i ndihmojnë viktimat të deshifrojnë sistemet e tyre." Operacioni, i quajtur "Operacioni Cronos", u ekzekutua nga një koalicion ndërkombëtar ku përfshihen 10 shtete, shtoi Biggar.

"Së bashku, ne kemi arrestuar, akuzuar ose sanksionuar disa nga autorët dhe kemi fituar akses të plotë dhe të paprecedentë në sistemet Lockbit." Operacioni rezultoi gjithashtu në ngrirjen e mbi 200 llogarive të kriptomonedhave të lidhura me aktivitetet e paligjshme të bandës dhe bllokimin e 14,000 llogarive.

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë