Hakmarrja e Putin, do dëbojë 35
diplomatë amerikanë nga Moska

Hakmarrja e Putin, do dëbojë 35<br />diplomatë amerikanë nga Moska
Ashpërsohen marrëdhëniet mes administratës Obama dhe Rusisë. 

Ndërsa Washingtoni konfirmoi se do të dëbonte 35 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë nuk vonoi edhe përgjigjia e presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Reagimi i parë i Kremlinit, autoritetet ruse vendosën të mbyllin një shkollë angloamerikane në Moskë, e frekuentuar edhe nga fëmijë të ambasadës britanike dhe kanadeze.

E po ashtu është anuluar hyrja në rezidencën e pushimeve të ambasadës amerikane në Moskë.

Së dyti ministria e jashtme ruse ka bërë me dije se do të dëbojë 35 diplomatë amerikanë në përgjigje të Washingtonit.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se kërkesa ishte bërë nga presidenti Vladimir Putin.

Sanksioni i SHBA është i qartë diplomatët rusë kanë afat 72 orë për t'u larguar së bashku me familjet e tyre.

Kremlini kundërshton akuzën e SHBA sipas të cilave Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit.

Zëdhënsi i Kremlinit u shpreh se Putin po mendon të hakmerret pasi këto sanskionet konsiderohen të paligjshme.

Edhe më herët Rusia ka mohuar cdo përfshirje por administrata Obama  ka qënë e vendosur të vijojë me sanksionet.

SHBA akuzon se hakerat rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet e nëntorit duke dëmtuar kandidaten demokrate HillaryClinton duke dëmtuar procesin zgjedhor dhe institucionet demokratike të ekonomisë së parë në botë.

Pjesë e sanksioneve do të jenë edhe edhe dy haker të njohur rusë të akuzuar se kanë vjedhur 100 milionë dollar nga institucionet amerikane.

Por pritet të shihet se cfarë do të ndodhë pas 20 janarit kur presidenti Donlad Trump do të vijë në krye të Shtëpisë së Bardhë  duke patur parasysh edhe marrdhëniet që manajti ka me Rusinë dhe dëshirën e të dyja palëve për të përmirësuar raportet.

Vetë Trump është shprehur se javën që vjen do të takohet me inteligjencën ruse për të kuptuar se cfarë po ndodh dhe ky takim do të jetë në interes të vendit.” Është koha që vendi ynë të shkojë drejt gjërave më të mira dhe më të mëdha” shtoi manjati.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot