Hakmarrja shkak i vrasjes së
Elton Çiçës, zbulohen 2 autorëtARKIV/ Të gjitha lajmet për vrasjen e Çiçajt

Hakmarrja shkak i vrasjes së<br />Elton Çiçës, zbulohen 2 autorëtARKIV/ Të gjitha lajmet për vrasjen e Çiçajt
23 ditë nga ngjarja që tronditi kryeqytetit ku u vra Elton Çiça në lokal 'De Niro' në bllok, Policia e Shtetit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ka identifikuar 2 autorët
 e ekzekutimit të 31-vjeçarit. Ata janë Jani Aliaj e Renato Milloshi, të shpallur në vrasësit e Elton kërkim tashmë. 

Për ta Gjykata e Tiranës ka vendosur “masën e sigurisë” arrest në burg. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i vrasjes së Çiçajt është pikërisht Jani Aliaj ndërsa Renato Milloshi e ka pritur jashtë me mjetin e tij Ford, blerë dy ditë para se të kryhej ky krim. 

Pas krimit, Renato Milloshi, dyshohet se priti jashtë Jani Aliajn, duke u larguar me mjetin ford Fokus. Ka qenë vetë drejtori i policisë së qarkut të Tiranës që ka bërë të ditur zbulimin e autorëve të këtij krimi.

“Pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedurial është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe identifikimi i autorëve të ngjarjes të ndodhur në lokalin “De Niro” në datë 1 maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiça, person i njohur si me precedentë kriminalë. Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit, Jani Naim Alia 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale. Për të dy këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme, të cilat kanë ndihmuar në zbulimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë. Për këtë ngjarje aktualisht janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.”- thuhet në deklaratën e policisë.

Report TV ka mësuar se kanë qënë hetimet e përbashkëta të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës që kanë arritur të zbardhin motivin e atentatit të ndodhur tre javë më parë. 

Pse u vra Elton Çiçaj?
Shkak i vrasjes dyshohet se hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur dy personazhet ndodheshin në burg, i pari për akuzën e vrasjes ndërsa Çiçaj për drogë. Sipas burimeve të policisë, Çiçaj, kishte plagosur me thikë Jani Alinë pas një grindjeje burg. 

Më tej konflikti vijoi vitin e kaluar, kur Jani Alia u plagosur me armë në Gjirokastër dhe në janar të këtij viti. I dyshuar për këto ngjarje ishte Elton Çiçaj. Burime të policisë thonë se si viktima ashtu dhe të kërkuarit janë persona me precedent për vepra të rënda penalë. 

Veç dy personave të shpallur në kërkim tashmë me vendim të gjykatës së Tiranës, policia dyshon se së paku edhe dy persona të tjerë, janë përfshirë si bashkëpunëtorë, apo ndihmës të të dy të kërkuarve, ndërsa po punohet për dokumentimin e kësaj pjese të hetimit. 

 Për identifikim e vendndodhjes dhe arrestimit të tyre policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve kundrejt një shpërblimi 500 mijë lekë duke vënë në dispozicion dhe siguruar anonimatin numrin 0694110299

“Policia e Shtetit i kërkon ndihmë publikut në dhënien e informacioneve për vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim si persona me rrezikshmëri të lartë. Ndihma e qytetarëve është themelore për arrestimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar për këtë vrasje. Qytetarët që kanë informacion mund të telefonojnë në numrin 0694110299, duke siguruar anonimat të plotë. Çdo informacion i vlefshëm do të shpërblehet me 500 mijë lekë të reja.”- thuhet në deklaratën e policisë.

renato milloshi dhe jani alia
(Dy autorët e ekzekutimit të Elton Çiçës, Jani Alia dhe Renato Milloshi)

Makina që është përdorur në vrasjen e Elton Çiçës

Makina që është përdorur në vrasjen e Elton Çiçës
(Makina që është përdorur në vrasjen e Elton Çiçës)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve

Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve