Hakmarrje në SHBA, vriten me
snajpera 5 policë, 6 të plagosu

Hakmarrje në SHBA, vriten me<br />snajpera 5 policë, 6 të plagosu
Pesë policë kanë mbetur të vdekur, ndërsa gjashtë janë të plagosur, nga të cilët dy në gjendje të rëndë pas protestave të dhunshme në SHBA kundër vrasjes së 2 afroamerikanëve në ditët e fundit.
 
Autoritetet amerikane raportojnë se 5 agjentët e policisë janë qëlluar për vdekje nga 4 snajperë, të cilët ishin pozicionuar mbi një godinë.
 
Tre nga autorët që qëlluan me snajperat janë arrestuar, ndërsa i katërti është vetvrarë teksa po qëndronte i fshehur në një parkim, dhe kërcënonte se janë vënë bomba në disa pika dhe se fundi po afron. Shefi i policisë David Broën bëri me dije se gjatë natës u goditën 11 policë. Rreth 100 policë ishin shpërndarë në zona të ndryshme  ku po zhvilloheshin manifestime ndaj  abuzimeve të forcave të policisë.  Manifestimi kishte jo vetëm në Dallas por në zona të ndryshme të vendit.
  
Protestuesit po reagonin kundër dy vrasjeve nga policia në 5 dhe në 6 korrik të 2 afroamerikanëve. Në 5 korrik një person me ngjyrë u vra gjatë një grindjeje me dy policë në Luizianë, ndërsa në 6 korrik u vra Philando Castile në Minesotë.

E dashura e tij postoi videon ku shihet Castile duke vdekur duke ngjallur urrejtje dhe nxitur protestat, ndërsa vrasjet e policëve shikohen si shenjë hakmarrje për vrasjet e dy ditëve të fundit. 
 
Pas vrasjeve administrata Federale e Aviacionit lëshoi ​​një kufizim të përkohshëm fluturimi mbi qendër të Dallas.
 
Presidenti Barack Obama ka reaguar duke i cilësuar tragjike ngjarjet.Presidenti Barack Obama  gjatë takimit të  Natos në Varshavë  u shpreh se sulmi ishte i ashpër, i llogaritur dhe i tmerrshëm. Ndërsa në reagimin ndaj vrasjes së 2 personave me ngjyre kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se dhuna e policëve kundra afroamerikanëve nuk është një çështje zezakësh apo hispanikësh, por është një cështje amerikane.Ai shtoi  se këto nuk janë incidente të izoluara. Ato janë simptomë e një grupi më të gjerë të dallimeve raciale që ekzistojnë në sistemin drejtësisë penale.

 



shba

shba

shba

shba

shba

shba

shba

shba

shba

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli

VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli