‘Hakmerret’ Federata Ruse, pas sanksioneve të Perëndimit publikon listën me 48 vendet ‘armike! Mes tyre edhe Shqipëria

‘Hakmerret’ Federata Ruse, pas sanksioneve të Perëndimit publikon listën me 48 vendet ‘armike! Mes tyre edhe Shqipëria

Vladimir Putin

RUSI- Federata Ruse ka publikuar një listë të vendeve që i cilëson ‘armike’, pas vënies së sanksioneve nga një numër i madh shteteve për shkak të agresionit të paprecedentë në Ukrainë. Mes vendeve të Perëndimit, është edhe Shqipëria, një ndër vendet e para që ka sanksionuar Rusinë për sulmin e saj në Ukrainë.

Në listë janë shtuar territore të tjera të huaja që, sipas Moskës, kryejnë veprime armiqësore kundër saj, kompanive dhe qytetarëve rusë.

Urdhri me listën është nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin dhe është pjesë e Dekretit të Presidentit të Federatës Ruse të lëshuar më 5 mars 2022 “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”.

Në total, lista ka 48 vende. Lista përfshin 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që kanë miratuar dënime të rënda kundër Rusisë pas fillimit të pushtimit më 24 shkurt dhe kanë njoftuar dërgesat e armëve për ushtrinë ukrainase.

Përveç kësaj, në listë ato përcaktohen si vende armiqësore territore të tjera si SHBA Kanada, Australia, Shqipëria, Andorra, Britania (duke përfshirë ishullin Jersey dhe territore të tjera jashtë shtetit që kontrollon: si ishulli i Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Gjibraltari), Islanda dhe Lihtenshtajni.

Në të njëjtën linjë, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re Norvegjia, Republika e Koresë, San Marino, Maqedonia e Veriut, Singapori, Tajvani Mali i Zi, Japonia Zvicerane dhe zotërojnë Ukrainën.

Për të ruajtur aleancën me Kinën, Rusia ka futur në listë edhe Tajvanin, që Pekini e pretendon si territor të vetin.

Mbështetja shqiptare për Ukrainën ka qenë qysh më 24 shkurt 2022, kur trupat rusë vërshuan drejt Kievit të armatosur, me urdhër të Presidentit rus, Vladimir Putin. Vendi ynë, ashtu si dhe perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë agresore dhe dënoi publikisht ndërhyrjen ushtarake të Rusisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komandant Bermema: 24/07/2023 22:54

    Sa te kemi NATON SHBA dhe BE Putini Medvedevi dhe Maria Zakharova te na e hane pa dale akoma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit