Halilaj: Basha i tronditur nga
humbja, do loboj ta marr në LSI
Kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj ka reaguar paraditen e sotme pas deklaratave të bëra nga Lulzim Basha gjatë protestës së zhvilluar në këtë qytetet tha se kalimi i Hasan Halilajt pas dy mandateve të fituara në radhët e PD në krahun e LSI-së erdhi në një kohë kur ai kishte abuzuar me fondet dhe siç tha Basha “gjeti strehë aty ku strehohen të gjithë maskarenjtë.”
Kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj ka reaguar paraditen e sotme pas deklaratave të bëra nga Lulzim Basha gjatë protestës së zhvilluar në këtë qytetet tha se kalimi i Hasan Halilajt pas dy mandateve të fituara në radhët e PD në krahun e LSI-së erdhi në një kohë kur ai kishte abuzuar me fondet dhe siç tha Basha “gjeti strehë aty ku strehohen të gjithë maskarenjtë.”
Halilaj në reagimin e tij shprehet se deklaratat e djeshme Bashës nuk i kanë hije. Më tej ai thekson se kreu i PD i ka bërë ato deklarata pasi është i tronditur nga sondazhet.
Kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj gjithashtu në reagimin e tij ndërsa shprehet se Basha i di arsyet se pse ai është larguar nga PD ka theksuar se është i gatshëm për ballafaqim.
Ai më tej tregon se PD i ka ofruar mbështetje, por me kushte në kurriz të qytetarëve, konkretisht për ujësjellësin.
Halilaj: Basha do humbë partinë, do loboj që ta marrim në LSINë vijim të reagimit të tij, Kreu i bashkisë Kukës Hasan Halilaj është shprehur se Basha ka thënë dje maskaradën e radhës, por që ia kanë shkruar të tjerë.
“Basha humbë ne dy frontet, bashkinë dhe partinë.”- tha Halilaj, ndërsa ka shtuar se do të lobonte për ta marr në LSI me kusht qe ai të mos jetë i përfshirë në korrupsion.
Reagimi i plotë i kreut të Bashkisë Kukës, Hasan HalilajDeklaratat e Bashës nuk i kane hije. Është i tronditur nga sondazhet. Në kohen e PD kam qenë kryetari më i suksesshëm. Jam krenar që jam me LSI. Basha i ka rënë pishmani dhe ai e di pse unë kam ikur nga PD. Jam i gatshëm për ballafaqim. PD më ofroi mbështetje, por me kushte në kurriz të qytetarëve, konkretisht për ujësjellësin. Ai të informohet për takimet që kam bërë në Tiranë, ku më është kërkuar që të firmos për ujësjellësin. Nuk kam kërkuar strehe askund. Meta ka qenë dhe është për qytetaret. PD asnjë problem nuk ka zgjidhur. Ai ka bërë maskaradën e radhës, ama te shkruar nga të tjerët. Ne iu kemi dhënë bursë të gjithëve. Filiali i UT nuk do të mbyllet në Kukës dhe do ketë degë të reja. Nuk jam kërmill që iu ngjitem të tjerëve, si Basha. Ai ka mbetur në fazën e lulëzimit dhe po digjet. Ai do humbë ne dy frontet, bashkinë dhe partinë. Unë do loboj që ta marr në LSI me kusht qe ai të mos jetë përfshirë në korrupsion. Disponoj te gjitha korrespondencat që unë kam patur me kryeministrin, ministrat, deputetët.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
63.3%
-
Edi Ramën
31.1%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 3927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Irani anulon të gjitha fluturimet gjatë natës, s’po kontakton dot as Komandantin e QUD-s, u nis për Liban! Viktima e sulmit terrorist në Beersheva, ushtare izraelite
6 Tetor, 22:28
-
Bremer i dëmtuar, Motta i kërkon klubit të preferuarin e tij! Në skenë edhe Sergio Ramos
6 Tetor, 22:18
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor, 22:09
-
VIDEO/ Ulërima dhe dhimbjet e Carvajal, kapiteni i Real Madrid mbyll sezonin! 'Galaktikët' i rinovojnë kontratën
6 Tetor, 21:55
-
FOTO e autorit të vrasjes në Sarandë! Detaji: Viktima Bizioni prej një viti e mbante në shtëpi, i kërkoi Beqirit që të largohej për shkak të alkoolit!
6 Tetor, 21:46
-
Kurbin/ Policja përplas me makinë këmbësorin, 51-vjeçari vdes te Trauma! AMP arreston efektiven (EMRI)
6 Tetor, 21:32
-
FOTOLAJM/ E veçantë në Superligë, ultrasit e AF Elbasanit dhe Vllaznisë qëndrojnë në një tribunë
6 Tetor, 21:12
-
Renditja/ Vllaznia dhe AF Elbasani spektakël pa gola, Teuta turpëron 3-1 Tiranën! Partizani në krye të Superligës
6 Tetor, 20:58
-
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës: Përveç Bayraktar e Javelin, FSK ka dhe sisteme të tjera
6 Tetor, 20:52
-
Sarandë/ I kërkoi të largohej nga shtëpia, 42 vjeçari vret shokun që e strehoi 1 vit! E goditi me shishe qelqi në oborr! Dyshohet se ishte i dehur (EMRAT + FOTO)
6 Tetor, 20:46
-
Kombëtarja kuqezi i merr Italisë kapitenin e Juventus U17, garanci për prapavijën
6 Tetor, 20:31
-
Balla takim me emigrantët shqiptarë në Londër: Vota e Diasporës, moment historik për demokracinë! Një borxh i kthyer, ja si bëhet regjistrimi
6 Tetor, 20:20