KUKES - Kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj denoncon tek Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu presionin e ministrit të Brendshëm Flamur Noka, i pari në listën e kandidatëve PD tek qytetarët për zgjedhjet e 23 qershorit. Halilaj tha se Noka provokon qytetarët e Kukësit, përmes eskortës së tij.
“Nuk është ndonjë situatë e këndshme në aspektin e tensioneve politike dhe nga fakti që kandidati për deputet në qarkun e Kukësit PD, ministri i brendshmë Flamur Noka ka një eskortë, që ndoshta edhe ligji e ka parashikuar ta ndjekë, por Kukësi nuk pranon asnjë lloj zhurme. Gjej rastin ti bëj thirrje të jetë shumë i kujdesshëm me qytetarët e Kukësit, nuk ka nevojë për provokime, apo për shantazhe. Në Kukës ka patur situata shumë dramatike dhe Kukësi ka ditur ti kalojë. Edhe në 23 qershor qytetarët do të dinë të bëjnë diferencat. Thirrja ime për ta është ta kalojnë me qetësi dhe qytetarët të zgjedhin atë që duan dhe preferojnë. Dua që ata të jenë të lirë dhe jo nën presion, por të tregojnë qytetari dhe asgjë më tepër."- ka thënë Halijaj në takimin e zhvilluar sot paradite me Arvizunë në ambientet e bashkisë së Kukësit.
KUKES- Gjatë një bashkëbisedimi me ambasadorin Arvizu sot paradite në bashkinë e Kukësit, Halilaj u ankua gjithashtu se në katër vitet e fundit mungojnë investimet publike, pasi qeveria nuk ka akorduar fonde.
"Niveli i ekonomisë është mjaft i ulët, mungojnë investimet. Gjatë 4 viteve qeveria nuk ka bërë asnjë investim në asnjë sektor”- informoi Halilaj ambasadorin Arvizu. Nga ana e tij ambasadori i SHBA-së deklaroi se ndodhej në Kukës për të parë nga afër situatën politike dhe ekonomike të këtij qarku.
Ambasadori zhvilloi një takim me të rinjtë.
“Vij në Kukës për të parë nga afër si shkon fushata elektorale por dhe të marr mendimet për situatën ekonomike e politike në Kukës”- u ka thënë Arvizu të rinjve, duke i bërë thirrje që më 23 qershor të votojnë. “Votoni e bëni zgjedhjen e duhur më 23 qershor”- u tha Arvizu të rinjve.
"Do doja të thoja që është kënaqësi e vërtetë që pata mundësinë të vizitoja Kukësin sot. Kam patur një takim të mrekullueshëm me të rinjtë. Ata bënë pyetje të shkëlqyera dhe biseduam mbi shumë gjëra, përfshirë edhe zhvillimin ekonomik të zonës. Siç pritej, pati edhe pyetje lidhur me zgjedhjet dhe mesazhi im bazë ishte i dy palësh, e për këtë shpresoj që të rinjtë të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Shpresoj të zgjidhni ju vetë me mençuri. Nëse ke moshën e mjaftueshme për të votuar, atëherë ke moshën e mjaftueshme për të marrë të vendimin dhe askush tjetër nuk ka nevojë ta bëjë këtë për ty", u shpreh Arvizu.
Disa ditë më parë Halilaj deklaroi largimin nga PD për shkak të indiferencës së qeverisë në lidhje me investimet në Kukës. Ai i është bashkuar LSI-së.
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com