Halili-Blushit për “hasanizimin”:
Unë merrem me punë, jo me fjalë!

Halili-Blushit për “hasanizimin”:<br />Unë merrem me punë, jo me fjalë!
KUKËS - Kryebashkiaku i Kukësit Hasan Halili, ka vendosur t’i përgjigjet shkurt kritikave të deputetit socialist, Ben Blushi. 

“Nuk di të komentoj por di të punoj, un punoj sistematikisht për Kukësin. Ata që kanë kohë dhe nerva le të flasin, ndërsa un di ta bëj diferencën mes fjalëve dhe punës”, -ka pohuar për gazetarët lokalë në Kukës kreu aktual i bashkisë së këtij qyteti, njëkohësisht, kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Kukësit. 

Në një shkrim të pak ditëve më pare deputeti Blushi e etiketonte si Hasanizim, kalimin e politikanëve nga njëri kamp në kampin kundërshtar për arsye qe nuk lidhen me idealet dhe interesat publik.

Hasan Halili drejton Bashkinë e Kukësit prej dy mandatesh të cilat i ka fituar nën siglën e Partisë Demokratike. Në 2013 kur Partia Demokratike humbi zgjedhjet dhe kaloi në opozitë Hasan Halili vendosi të bashkëngjitej Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës, forcë politike me të cilën kërkon mandatin e tretë në krye të kësaj njësie vendore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos