Halim Kosova ndryshe nga Basha 
"Do të bashkëpunoj me qeverinë" 

Halim Kosova ndryshe nga Basha <br />"Do të bashkëpunoj me qeverinë" 
TIRANE - Kandidati i opozitës Halim Kosova ka premtuar bashkëpunim me cdo forcë politike në të mirë të kryeqytetit dhe qytetarëve në ndryshim nga kreu aktual i bashkisë Basha, ku bashkepunimi me qeverine ende mbetet nje ngerc ne drejtimin e Bashkise se kryeqytetit. Deklarata e doktor Kosoves u be gjatë një takimi me banorët e fshatrave të Tiranës.

Rama dhe Basha janë dy konkurentë për postin e kryeministrit. E kam thënë dhe gjej rastin ta them prapë. Unë nuk jam konkurent as me njërin as me tjetrin. Puna ime është si të bëj më mirë menaxhimin dhe harmonizmin e mundësive që ka Tirana e madhe në të mirë të komunitetit, të gjithë banorëve kudo që jetojnë. Kështuqë, ashtu si e kam treguar në sektorin shëndetësor, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit çdo force politike për pacientin, po këtë lloj metode pune do përdor për të shtrirë dorën e bashkëpunimit çdo lloj force politike sado kohë që ajo të jetë në fuqi”, -shprehet Kosova.

Kosova duke iu përgjigjur interesit të banorëve për nxitjen e prodhimit dhe mundësisë së tregtimit të prodhimit të tyre dhe shqetësimit të banorëvë për projektet e Bashkisë të bllokuara nga qeveria sipas banorëve  tha se:

“Bashkia e Tiranës çfarë ka në kopetencë do t’i realizojë të gjitha, që me ulje taksash, taksën mbi pronën e kështu me rradhë. Kam marë një angazhim për t’i ulur 30%, dhe nga ana tjetër do negocioj, qoftë me Ministrinë e Bujqësisë apo struktura të tjera shtetërore në të gjitha drejtimet e mundshme, që ju e keni problem por që nuk janë kompetencë e Bashkisë së Tiranës, derisa të arrijmë një pikë që Bashkia e Tiranës, në mënyrë ligjore, të ketë autonominë, kaq të rëndësishme për të bërë më të mirën për banorët e saj”.

Të rinjtë  kanë shprehur shqetësimin për punësimin e tyre në këto zona pyetje së cilës Kosova I shtoi se të gjithë duhet të punojmë për projekte dhe ide të hedhura në letër të cilat bashkia nga ana e saj do ti mbështesë duke ofruar ambiente që janë në varësi të saj me zero qera.

Kandidati I opozitës për kryeqytetin ka theksuar prioritetin që ai ka për të rinjtë e Tiranës, duke u shprehur se:

 “Për studentët e rinj ta dini që mendoj si për fëmijët e mi, të së njëjtës moshë jeni, kështu që do bëj më të mirën e mundshme.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin