“Komunikimin që kam pasur me pacientin do ta kem me qytetarin. Do të ketë një sistem të përsosur, që çdo njeri që nuk gjen një zgjidhje aty ku banon dhe ka një sugjerim të ketë mundësi të ma sjellë mua. E dyta, mënyra më transparente e mundshme e fondeve”, - tha Halim Kosova
Kosova u tha banorëve se i do tú shërbejë, pa asnjë dallim, siçka bërë gjatë gjithë karrierës së tij si transparencë absolute në Bashki për fondet dhe administrimin e tyre.
Në zonën e Farkës, banorët kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mungesën e një pike grumbullimi dhe nevojën për një mënyrë të organizuar për tregtimin e prodhimeve të tyre.
“Unë them që ka ardhur koha të marrë fund një herë e mirë që me dy pagure qumësht të ikësh nëpër rrugët e Tiranës e të shesësh qumësht. Ka ardhur koha që duhet me mendua që punëtorit ti krijohet një mënyrë për grumbullimin e mallit. 3 mijë lekë bën qumështi, 2 mijë lekë autobusi, me ardh me 1 mijë lekë ke fëmijët i bie. Bashkia të caktojë një vend të posatshëm për të shitur”, thotë një banor.
Në Lundër ankohen se prej dy vitesh nuk marrin subvencion për bujqësinë.
“Deri para dy vjetësh në bujqësi kemi marrë grande. U bënë gati 2 vjet që ne nuk po shohim më asnjë”, -shprehet njeri prej tyre.
