Halim Kosova në sheshin ‘Nënë
Tereza’: Ti themi mjaft ‘MJAFTIT’

Halim Kosova në sheshin ‘Nënë<br />Tereza’: Ti themi mjaft ‘MJAFTIT’
TIRANA - Opozita ka zhvilluar sot një takim me banorët e Tiranës për të bërë prezantimin dhe një dëgjesë me kandidatin e saj për bashkinë e Tiranës Halim kosova.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i opozitës Lulzim Basha i cili tha se Kosova është mundësia më e mirë që kanë qytetarët e Tiranës për ta bërë atë një qytet më të jetueshëm.

Ndërkohë kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit Halim Kosova u shpreh se ka ardhur koha që ti themi mjaft “MJAFTIT”.

Fjalimin e tij Halim Kosova e nisi me batuta për Lulzim Bashën duke i kërkuar atij të japë llogari çfarë nuk ka bërë në këto vite dhe duke thënë se sapo ai ta zëvendësojë Bashën në bashki do të rregullojë “gabimet” e tij.

kosova
 
Unë kam një kënaqësi të veçante që jam me ju, jeni një ndër brezat që ju kam shërbyer në ditët e para të jetës, duke dëgjuar të qarat e parë si një përshëndetje.  Konfliktet politike nuk sjellin bereqet. Ti themi mjaft “MJAFTIT” dhe pro besimit qytetar, fjala mjaft nuk duhet të ekzistojë.

Më pyesin shpesh të njohurit dhe miqtë e mi pse nuk bëj humor gjatë takimeve ashtu siç bëj në jetën e përditshme me ta. Nuk më vjen të bëj humor kur qytetarët vuajnë mjerimin. Nuk është koha për të qeshur, mjerë ajo qeveri që nuk i kthen sytë nga rinia.

Jemi këtu me Bashën të japë llogari se çfarë nuk ka bërë dhe unë do i rregulloj. Unë në pozitën e një menaxheri të qytetit do të jem më pranë jush duke përdorur praktikat që kam përdorur në shëndetësi. Unë do i shtrij dorën në mënyrë që të gjithë shërbimet e bashkisë të vijnë tek ju
," -tha Kosova.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve