Halim Kosova takon kolegët mjekë
i japin mbështetje për kandidimin

Halim Kosova takon kolegët mjekë<br />i japin mbështetje për kandidimin
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Halim Kosova ka takuar pasditen e sotme kolegët e tij mjekë, të cilët i kanë dhënë atij mbështetje për zgjedhjet e 21 Qershorit.
 
Pas një kafeje mes kolegësh që zgjati për rreth 30 minuta, Kosova doli i shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa kirurgu Arben Beqiri tha për mediat se Kosova do të shërbejë si një katalizator për ecjen para të qytetit.
 
“Ishte një kënaqësi e veçantë sot që patëm rastin të kemi një kafe mes kolegësh, me kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Jemi të kënaqur që një koleg i yni, një mjek me emër shumë të mirë profesional e po ashtu shumë i suksesshëm nga pikëpamja drejtuese, të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Tiranës. Besojmë shumë që me moshën dhe eksperiencën e tij të madhe ku pati arritje të mëdha profesionale në zhvillimin e mjeksisë, qëndrës që ai ka drejtuar për një kohë të gjatë, në shërbimin dhe devocionin që ka ndaj qytetarëve, vjen kësaj here si kandidat për Bashkinë e Tiranës, jo për të kërkuar çfarë ka bërë për ta, por për për të dhënë edhe më shumë për qytetin dhe qytetarët e tij. Kështu që na entuziasmon fakti që Doktor Halim Kosova ka pranuar të jetë kandidat dhe do të shërbejë si një katalizator për ecjen para të qytetit. I urojmë suksese!”, ka shprehur Beqiri.

halimi
kosova
 
Redaksia Online
(Alt.H/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene