Ndërkohë që fushata e Zgjedhjeve Lokale të 21 qershorit, zyrtarisht pritet të nisë pas disa ditësh, për kandidatin Demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën, ajo tashmë ka nisur.
Mëngjesin e sotëm Kosova, bashkë me aleatët e tij, vijoi takimet me të rinj të kryeqytetit në vazhdën e takimeve parazgjedhore. Takimin e sotëm, Kosova e zhvilloi me të rinj të njësisë numër 5, i shoqëruar edhe nga kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha.

Takimi i Kosovës me të rinjtë, erdhi pas takimit të tij të djeshëm me gra kryefamiljarë me probleme ekonomike-sociale. Në këtë takim Kosova për më shumë se një orë u njoh me shqetësimet që ato kanë në jetën e përditshme, duke e konsideruar atë takim si më të fuqishmin e fushatës.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com