Halimi e Bylykbashi takim me 
Cvitan: Shqipëria jo në rrugën e BE

Halimi e Bylykbashi takim me <br />Cvitan: Shqipëria jo në rrugën e BE
Prokurori i Përgjithshëm i Kroacisë Dinko Cvitan dhe drejtues të misionit Euralius kanë takuar nënkryetarin e Grupit Parlamantar demokrat, Eduard Halimi dhe nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve pritën në një takim në selinë e Partisë Demokratike.
 
Gjatë këtij takimi  Halimi theksoi se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca e konsolidimit të institucioneve dhe pavarësisë së tyre nga politika si kusht për besueshmerine ndaj tyre, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
 
“Fatkeqësisht, Shqipëria nuk po ndjek rrugën e BE për forcimin e institucioneve por vetëm kapjen e tyre për ti pasur si fasade”, tha Halimi. Ai është ankuar dhe për KLD-në.
 
Një tjetër problem sipas PD-së është rrëzimi i pandërprerë i kandidaturave të Presidentit për në Gjykatën e Lartë, pa asnjë shkak, dhe miratimi i një ligji për Gjykatën e Lartë ku i merret kompetenca Presidentit dhe i lihet një këshilli me prezencë të Minisitrit.
 
Edhe ngritja e Byrosë së hetimit, jo pranë prokurorisë si institucion i pavarur por nën varësinë e ministrit, njëkohësisht kryetar i PS për Tiranën, nuk jep garanci sipas deputetëve demokratë për pavarësinë dhe besueshmërinë e hetimeve, por për perdorimin politik të këtij instrumenti.
 
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshem i Kroacisë theksoi se është shume e rëndësishme që institucionet të kenë në krye njerëz me integritet dhe që politika të rrijë larg atyre. 



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike