Halimi: Ina Rama të lexojë
30 faqet për “Xhuvanin"

Halimi: Ina Rama të lexojë <br />30 faqet për “Xhuvanin
TIRANË – Ministria e drejtësisë ka reaguar sot, pas deklaratës së një dite më parë të Prokurorisë së Përgjithshme mbi inspektimin e kryer nga kjo ministri për dosjen Xhuvani.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp kjo ministri këmbëngul se në shkresat drejtuar institucioneve e ka bërë te qartë, se komptencat kushtetuese të tyre, në gjëndjen në të cilën ndodhet çështja, ku prokurori nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës se parë, nuk e ndryshojne dot fatin e politikës penale të ndjekur.
“Lidhur me "hallin" e Prokurorisë së Përgjithshme për legjitimitetin e inspektimit të kryer i bëjmë me dije opinionit publik se: Inspektimi i Ministrisë së Drejtësisë është kryer në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe ligjin Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, thuhet në deklaratë.

Sipas MD, ushtrimi i kontrollit është bazuar në nenin përkatës të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Drejtësisë kontrollon ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve...për cështje për të cilat kanë përfunduar hetimet paraprake” .

”Ministria e Drejtësisë shpreh bindjen se Prokurori i Përgjithshëm do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore dhe kushtetuese, pasi të lexoje me vemendje 30 faqet e Raportit të inspektimit, faktet dhe gjithë përshkrimin ligjor të dispozitave dhe se do të qëndrojë larg cdo deklarimi emocional që nuk ka lidhje me ushtrimin e një detyrë kaq shumë të rëndësishme për gjithe sistemin e drejtesisë në vend si “ Autoriteti më i lartë në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykim”, në kuptimin e nenit 8 të ligjit Nr.8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar”, shprehet drejtuesit e ministrisë së drejtësisë.

Në vijim të deklaratës, ministria e Drejtësisë thotë se garanton opinionin publik se gjithë veprimtaria e saj është bazuar dhe do të bazohet në parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve i përcaktuar qartë në nenin 7 te Kushtetues dhe do të përshkruhet nga profesionalizmi në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit, ligjeve themelore të tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?