Halimi: Je rritur me mësimet e  
‘xhaxhit’, Xhafaj: E bëre detyrën!

Halimi: Je rritur me mësimet e  <br />‘xhaxhit’, Xhafaj: E bëre detyrën!
TIRANE - Mbledhja e komisionit parlamentar të Ligjeve u përfshi nga debatet mes kryetarit Fatmir Xhafaj dhe deputetit demokrat Eduart Halimi. Gjatë diskutimit të pr/ligjit per Eficencën e Energjisë, Halimi ngriti shqetësimin e ndërprerjes së energjisë elektrike e cila sipas tij mungon nga 4 deri në 5 orë në zona të ndryshme të vendit.

“Ju flisni këtu per eficencën e energjisë në një kohë kur shqiptarët vuajnë mungesën e saj. Energjia mungon nga 4 -5 orë edhe në Tiranë. Bëtë edhe aksione për energjinë dhe ajo mungon. Nuk bëhet me aksione por me strategji. Alternativat që po ndjek qeveria janë në dëm të qytetarëve. Flasim për eficencë të energjisë kur i falët kompanisë CEZ 600 milionë euro”, u shpreh Halimi.

Ndërhyrja e kryetarit të komisionit Fatmir Xhafa se Halimi po flet për një çështje jashtë rendit të ditës, dhe se deputetët e PD vijnë në komisione pasi marrin detyrat nga PD, bëri që mes palëve të niste debati.

Halimi  iu drejtua Xhafës se është rritur me mësimet e Enveri dhe se detyrat e partisë janë praktikë e tij prej Partisë së Punës.

Debatet
 
Eduart Halimi: Ju flisni për efiçencë të energjisë në një kohë kur ajo mungon nga 4-5 orë në lagjet e Tiranës dhe zona të ndryshme të Shqipërisë.
 
Fatmir Xhafaj: Je jashtë rendit të ditës. Vini këtu pasi keni marrë detyrat e partisë dhe nuk flisni për pr/ligjin. Vini me porositë që ju jep partia që nuk kanë lidhje me rendin e ditës.
 
Eduart Halimi: Atë kulturë e ke ti. Porositë e partisë i ke marrë që i vogël kur të thonin t’i çoje lule xhaxhit Enver për 1 Majin.

Bashkim Fino: Z.Halimi, më lini të flas ju lutem. Se unw nuk e kam porosi nga partia ime.
 
Fatmir Xhafaj: Vazhdo, vazhdo, e ik tani se e bwre detyrwn...Se ke vënë kasetën këtu. I çudite tw gjithw.

Eduart Halimi: Praktikat e regjistrimeve me kaseta i ke ti, nga koha e mësimeve të Enverit. Ne i kemi dixhitale. Por ty në kokë të ka mbetur kaseta e partisë. Ti je rritur me mësimet e Enverit. 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara