Halimi kërcënon Majkon...se
do i kthehet me të njëjtën gjuhë!

Halimi kërcënon Majkon...se<br />do i kthehet me të njëjtën gjuhë!
TIRANË - Ndonëse kanë qëndruar gjatë në seancë plenare  deri pas mesnate deputetët kanë pasur energji të debatojnë mes njëri-tjetrit në komisionin e ligjeve. Shkak për tensionin në komision  u bënë diskutimet mbi dy marrëveshje huaje me KFV në  sektorin energjetik. Opozita ka hedhur akuza se vendi po zhytet në borxhe.    
 
Të paktën shqiptarëve thuajani drejtë do t’ju mbysim me borxh neve do ta mbyllim mandatin me lekë të marra borxh pastaj se kush do ti paguaj më mbrapa nuk ka rëndësi”, u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
 
“Si nuk fole një fjalë t’i që e morën atë zonjën sa ishte 30 vjeç ajo zonja me fëmijë 5 vjeç e futën në komisariat, po për atë vajzën që ishte 17 vjeç nga Kukësi që e morën e arrestuan vetëm që po ushqente dy vëllezërit e saj të mitur”, tha demokrati Eduard Halimi.
 
“Boll tani të bëhemi serioz, bëmë një marrëveshje që është nga më seriozet po ik tani boll-boll se ju lutem është marrëveshja me një nga institucionet më të rëndësishme më të respektuara në Evropë dhe më një shtet që vetëm na ndihmon. Tani boll tani jo do merrni borxhe, jo do merrni kështu jo do merrni ashtu boll tani ju lutem”, tha Pandeli Majko.
 
Anëtarët e shumicës miratuan dy marrëveshjet e sjella nga qeveria ndërsa opozita abstenoi për to .
 
Por pasi seanca u deklarua e mbyllur sërish deputetët shkëmbyen fjalë mes tyre nën një gjuhë të tensionuar.

Halimi i drejtohet Majkos: Kujdes me gjuhen me kolegët
Majko: Hë ca do bësh 
Halimi: Do të kthehem me të njëjtën gjuhë 
Majko: Hajde 

Redaksia Online
(Gre/M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë