TIRANË- Ish ministri i drejtësisë, Eduard Halimi akuzon Edi Ramën se po tenton të shndërrojë në monopol transportin urban për qëllimet e tij.
“Rama është konfuz dhe i paqartë sa herë flet për ekonominë, rendin, mjekësinë. Por është shumë i qartë në disa ushtrime, që i ka bërë që kur mori bashkinë e Tiranës”, shkruan Halimi në profilin e tij në Facebook.
“Të parën gjë që bëri kur u bë kryetar ishte të rregullonte zyrën e tij dhe fasadën e Bashkisë. Sa u bë Kryeministër, të parën gjë që bëri ishte zyra dhe fasada e KM.
Të dytën gjë që bëri sa u bë kryetar bashkie ishte rrafshimi i lokaleve dhe shtëpive me fadroma dhe matrapik çdo ditë deri sa iku. Të njëjtën gjë bëri me tritol sapo u bë kryeministër”, vijon më tej deputeti Halimi.
Sipas tij, “Kushdo që ka dyshim nëse ushtrimi me furgonët është ide e Ramës apo ministrave që dalin në emër të tij dhe nëse ka dyshim se Rama e ka jo seriozisht çështjen e furgonave, duhet të kujtojë si u soll me furgonat në Tiranë kur ishte kryetar bashkie dhe se kush e mori monopolin e tyre?”
“Është ushtrim që e ka bërë kur ishte kryetar bashkie dhe për të treja këto, Rama nuk është konfuz por shumë i qartë! Nëse nuk e ndalin, ai nuk do të ndalet për t’i zhdukur nga faqja e dheut 21.000 furgonat në Shqipëri dhe t’i çojë për skrap milionat e atyre 21.000 familjeve që mbajnë fëmijët e tyre me atë punë. Prisni. Asgjë nuk kemi parë akoma…nëse nuk e ndalim..”, vijon më tej Eduard Halimi.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com