Halimi: Ndërprerja e kontratës me 
krimin është emergjencë kombëtare

Halimi: Ndërprerja e kontratës me <br />krimin është emergjencë kombëtare
TIRANE - Deputeti demokrat Eduard Halimi ka reaguar sot përmes një statusi në Facebook ku shkruan se në dy vitet e qeverisjes Rama çdo gjë është përkeqësuar.

Sipas Halimit prej dy vitesh në Kuvend kanë hyrë deputetë të inkriminuar për të cilët nuk dihet ende se kur do të largohen prej aty.

Deputeti demokrat shkruan se ka ardhur koha që të ndërpritet kontrata politike me krimin dhe se kjo është emergjencë.

Statusi i plotë i Eduard Halimit

Problemet e Rilindjes nuk jane aq siperfaqesore dhe poetike sa thote Blushi, problemi i Rilindjes eshte kontrata me krimin. 
Oferta e re: Largimi
Te dashur miq, 
Kontrata me krimin qe beri Rama ne 23 qershor duke i thene ju me ndihmoni te behem kryeminister, une ju ndihmoj kur te jem ne qeveri, eshte kontrata me e keqe , me vrastare qe mund te beje politika. Eshte vrastare per ekonomine, vrastare te shtetin ligjor, vrastare per demokracine. 
Krimi sot ka marre peng politiken dhe qeveris vendin. Ky eshte lloji me i qeverisjes se rilindjes qe po zhndrohen ne oligarke. 
Te gjithe keta qe flasin sot ne gjirin e rilindjes here si nostalgjiste, sktuthiste, sehiste apo krenariste, kane qene dhe kane duartrokitur e brohoritur teksa Rama nenshkrunte kontraten politike me krimin ne 23 qershor. Kane duarktrokitur edher kur goditeshin deputetet e opozites se nxirnin emrat e trafikanteve deputete. 
Pas 2 vjetesh ja ku i kemi frutat e kontrates me krimin, rrenimi i ekonomise, rrenimi i vendit, shkaterim i shtetit ligjor, autoritarizem, kapje te insitucioneve, varferim ekstrem i te varferve dhe shtim pasurie e oligarkeve te pushtetit. 
Dy vjet pas dites se lidhjes se kontrates me krimin, Parlamenti nuk ka nje perberje aq poetike e siperfaqesore sa e parqet Blushi me krenariste e kanabiste. As nostalgjia dhe perpjekja naive per te fajesuar drejtesine sic ben ndonje sehirist, dhe as ikja nga problemi duke takuar luleshtrydh rrites nuk e zhbejne bejne realitetim qe kemi ne mes. Luanin ne mes te dhomes. Krimin ne parlamet. 
Sa deputete kane me te shkuar kriminale dhe kur do i largojne? Kete duan njerezit. Ata qe i sollen ata ti largojne, pa poezi, pa nostalgji. Nese nuk e bejne dot, te ikin te gjithe dhe ti zgjedhim nga e para.

Kontraktoret e krimit jane lloji me i keq ne parlament. Krenariste, serviliste, skuthiste ka nga ngado, edhe ne parlamente te vendeve te tjera. Por deputetet me te shkuar kriminale qe flejne dhe zgjohen me kryeminstrin nuk ka. Keta jane unike. Ky eshte lloji me i rrezikshem, kjo eshte kontrata me vrastare per ekonomine, shtetin ligjor dhe demokracine. 
Largimi i ketij lloji, dekriminalizimi i parlamentit dhe administrates duhet te jete detyra e parlamentit dhe po ashtu perjashtimi i ketij lloji nga zgjedhjet e 21 qershorit. 
Sepse lloji i tyre, i pushtetareve me te shkuar kriminale i ha te gjalle edhe krenaniriste e Blushit, edhe luleshtrydh rritesit e Braces dhe i mbyll gojen dhe i ben sehirste dhe nostalgjiste si Pandi. Lloji i tyre i ben krenaristet edhe me idiote se cjane dhe e zhyt vendin edhe thelle ne humneren e shkaterimit. Lloji i tyre nuk ka fare problem programin e rilindjes, ka problem pasurimin ne kurriz te shtetit duke ndare shtratin me kryeministrin. Lloji i tyre nxit eksodin

I keni degjuar intsrevistat e atyre qe ikin ne eksode? Mbaheni per vehte Shqiperine na thone bashke me kriminelet qe keni ne parlament.do ikim per nje jete me te mire per femijet tane.

Nderprerja e kontrates se politikes me krimin eshte emergjence kombetare. Ata qe lidhen kontraten duhet ta zgjidhin menjehere, nese nuk e bejne duhet t beje populli duke te na nxjerre te gjitheve jashte nga parlamenti dhe te formoje nje parlament te ri, pa indidvide me te shkuar kriminale. 
Keshtu fillon ringritja, dhe kjo eshte oferta e re e PD 
‪#‎ofertaere‬


eduard halimi fb
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar