TIRANË - Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka deklaruar me një shënim në profilin e tij në Facebook se, të punësuarit në sistemin e Drejtësisë do të marrin paga më të ulëta nga 1 janari 2014 e në vazhdim.
“Në 1 janar hyri në fuqi ligji 114/2003 datë 11.04.2013 me të cilin vitin e kaluar rritëm pagat e punonjësve të sistemit të drejtesise, gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqesore. Nga ekspertet e BE-së, rritja e pagave në sistemin e drejtësisë konsiderohet një hap i rëndësishëm në konsolidimin dhe reformimin e ketij sistemi jetik për demokracinë, nje hap që nuk e zhduk por e redukton korrupsionin. Në progres raportin e vitit 2013, Këshilli Evropian e konsideroi me rëndësi këtë reformë dhe rekomandoi rritjen e mëtejshme të pagave si element ndikues në konsolidimin e sistemit dhe reduktimin e korrupsionit”, shkruan Halimi në profilin e tij në Facebook.
Por sipas deputetit të PD-së, ish-ministër i Drejtësisë, “paketa fiskale e qeverisë Rama, e cila gjithashtu hyri në fuqi në 1 janar, jo vetëm që nuk solli asgjë të mire për 97% të qytetarëve, përkundrazi shtrenjtoi koston e jetesës për 100% të tyre, por automatikisht solli dhe uljen e të ardhurave për punonjesit e sistemit të drejtesisë. Shihni në tabelën më poshtë sesi nga 1 janari gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë por dhe e gjithë administrata gjyqesore do të paguhen më pak. Pa përfshire këtu rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës nga nafta tek buka që do të prek të gjithë”, shkruan Halimi.
“Ja, pra Paketa fiskale e Ramës, jo vetëm që po rrënon 100% të shqiptarëve, por po rrënon dhe sistemet bazë në një demokraci funksionale, siç është drejtësia e cila prek interesat e çdo shqiptari e nëse përkeqësohet dhe bën hapa mbrapa, e shuan plotësisht ëndrrën për integrim”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në profilin e tij në Facebook.

(Në foto: Tabela e pagave në drejtësi sipas Eduard Halimit)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com