TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka komentuar sot, një ditë para, mbledhjen e parlamentit të ri nesër.
Ai e ka quajtur "parlamentin më të kushtueshëm në gjithë historinë e demokracisë".
"U votua për 140 deputetë, por do të paguhen 160, sepse kryetari i PS donte të kishte dhe 20 të tjerë plus, duke shtuar ministrat. Një deputet i kushton shqiptarëve jo më pak se 2 milionë lekë në muaj, 24 milionë në vit (25.000 dollarë) dhe në 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetëm nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit të PS parlamenti do të kushtojë 2 milionë USD më shumë", analizon Halimi.
Sipas tij, "a janë dakord qytetarët shqiptarë të paguajnë 2 milionë dollarë më shumë për rroga, për parlamentin? A janë pyetur ata? Këtë donin shqiptarët?!!"
KOMENTI I PLOTË I EDUARD HALIMIT
Nesër mblidhet parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.
Ky do të jetë parlamenti më i kushtueshëm në gjithë historinë e demokracisë. U votua për 140 deputetë, por do të paguhen 160, sepse kryetari i PS donte të kishte dhe 20 të tjerë plus, duke shtuar ministrat.
Një deputet i kushton shqiptarëve jo më pak se 2 milionë lekë në muaj, 24 milionë në vit (25.000 dollarë) dhe në 4 vjet minimumi 100.000 USD. Vetëm nga vendimi abuziv dhe arrogant i kryetarit të PS parlamenti do të kushtojë 2 milionë USD më shumë.
A janë dakord qytetarët shqiptarë të paguajnë 2 milionë dollarë më shumë për rroga, për parlamentin? A janë pyetur ata?
Shpenzimet e kësaj qeverie nuk përfundojnë me kaq; Plot 5 ministri më shumë, të cilat sigurisht ata që votuan nuk i dinin në 23 qershor. Nuk do të shpenzohen paratë e Edi Ramës, por të shqiptarëve. Ai premtoi t’i pyeste për çdo vendim.
A janë dakord qytetarët shqiptarë, që Rama të ketë një ministri të tërë për të komunikuar me parlamentin edhe pse e ka 10 m larg zyrës së tij?! Po që të ketë një ministër shteti, thuaj se këta 18 të tjerët nuk janë për shtetin. Tre ministra për kulturën, sportin e turizimin e tjera çudi të sforcuara nga uria për tortë.
Ky nuk është interes i qytetarëve dhe as ushtrim i pushtetit prej tyre, por një haraç i lartë, I tepërt, i panevojshëm, që duhet paguar për qeverinë më të madhe në histori dhe parlamentin më të shtrenjtë, në kohën kur gjithë qeveritë e vendeve të zhvilluara po I shkurtojnë shpenzimet.
Këtë donin shqiptarët?!!"
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com