TIRANË - Në kuadër të takimeve përmbyllëse me partnerët ndërkombëtarë, që kanë asistuar në reformimin e drejtësisë, ministri aktual i Drejtësisë, Eduard Halimi priti në një takim zv/ambasadorin e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Henry Jardine.
Në fjalën e tij, ministri Halimi falenderoi zv/ambasadorin për mbështetjen e jashtëzakonshme në zhvillimin e disa prej projekteve, që reformuan drejtësinë si: dixhitalizimi i gjykatave; realizimi i projektit për ndryshimet në Kodin të Procedurës Penale, si dhe krijimi i procedurave për ngritjen e Dhomës së Ndërmjetësve, duke i konsideruar ato si projekte madhore, ecuria pozitive e të cilave nuk duhet të vihet në diskutim.
Halimi shprehu shqetësim në lidhje me disa tentativa të mazhorancës së re, që dëmtojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor, si dhe u shpreh se administrata teknike e trajnuar me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe evropianë nuk duhet të preket nga fshesa e ekzekutivit të ri.
Ministri e siguroi zv. ambasadorin se opozita do të mbajë një qëndrim konstruktiv për sa kohë mazhoranca e re do të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj institucioneve të pavarura dhe nuk do të pengojë ecurinë e projekteve.
Nga ana e tij zv/ambasadori i SHBA, Henry Jardine shprehu mirëkuptim për shqetësimet e ngritura nga ministri Halimi dhe e falënderoi atë për realizimin me sukses dhe efektivitet të projekteve.
Në këtë takim zv/ambasadori shoqërohej nga Michael Vaccaro, drejtues i OPDAT (Departamenti i Drejtësisë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës), Joseph Williams, drejtori i USAID-it në Shqipëri, si dhe John Carver, drejtori i projektit JUST (projekti për forcimin e sektorit të drejtësisë në Shqipëri).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com