TIRANË – Ministri i Drejtësisë në ikje, Eduard Halimi, ka njoftuar se “sot hyn në fuqi paketa civile. Më shumë se 30 000 qytetarë në vit nuk do shkojnë më në gjykatë për të kërkuar dëshminë e trashëgimisë, nuk do të harxhojnë më mijëra lekë për shpenzime gjyqësore dhe afërsisht një muaj kohe, por do të përfitojnë këtë shërbim në pak minuta, nga noteri."
Kështu, në profilin e tij në Fb, Halimi prezanton efikasitetin e paketës së re civile, sipas së cilës, " që nesër, qytetarët që kanë fituar një proces gjyqësor, nuk do të detyrohen të shkojnë sërish në gjykatë për të filluar një tjetër proces, atë të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit. Gjykime për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit nuk do të ketë më.
Qytetarët do të informohen edhe nëpërmjet sms-ve apo e-mail-it për ditën e gjyqit, për çfarë ka ndodhur në seancë dhe do të kenë mundësi monitorimi 24 orë në 24.
Reforma civile që hyn sot në fuqi, ndihmon në rritjen e efiçensës së sistemit gjyqësor duke eleminuar muajt e pritjes për daljen e datës së gjyqit apo zvarritjen me vite në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.”
Sipas Halimit, “gjyqtarët do të kenë më pak procese, ndaj trupat gjykues më fleksibël si dhe kalendari elektronik për proceset civile do të shkurtojnë kohën e gjykimit për këdo që i drejtohet gjykatës.
Hyrja e kësaj pakete në fuqi është siguri e shtuar edhe për sistemin bankar, i cili do të ketë mundësi të ekzekutojë më shpejt, kreditë e këqija; do të mund të kontrollojë online së çfarë bën përmbaruesi me çështjen e tyre si dhe të sigurojë kolateralin,”- përfundon kreu i drejtësisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com