Halimi: Rama thelloi paligjshmërinë
gënjeu sy më sy sot Europën

Halimi: Rama thelloi paligjshmërinë<br />gënjeu sy më sy sot Europën
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka akuzuar Kryeministrin e vendit, Edi Rama se sot gënjeu sy më sy Komisionerin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn dhe vetë Bashkimin Europian.
 
Në një dalje për mediat, nga selia e Partisë demokratike, Halimi ka thënë se Rama thelloi palogjshmërinë e tij, pasi ai pohoi se do të qëndrojë mbi ligjin e Kushtetutën.
 
Rama gënjeu kur tha se do të zbatojë Kushtetutën. Kuvendi nuk mund të vejë në diskutim Kushtetuesen. Rama gënjeu Europën sot sy më sy. Kuvendi i dorëzon shkeljet në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja ka të drejtë të vendosë mbi mbarimin ose jo të mandatit. Rama refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Edhe sot Rama mbroi oligarkët e tij dhe dhunoi kushtetutën, gjykatën dhe shtetin ligjor. Rama thelloi paligjshmërinë duke pohuar se ai qëndron mbi ligjin e kushtetutën. Thelloi hendekun e një grushti plackitësisht që shkelin ligjin me popullin e varfër” tha Halimi.
 
Ai shtoi se, PD është e vendosur që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij