TIRANË – Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka vlerësuar sot vendimin e firmosur nga qeveria për ndërtimin për herë të parë në Shqipëri të një shkolle të posaçme për avokatët në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Avokatëve.
Sipas një shënimi që ai ka lënë në Fb, “shumë kolegë të mi juristë mendojnë se avokatët janë ata që po shkatërrojnë sistemin e drejtësisë. Unë nuk kam qenë dakord me kohë me këtë paragjykim.
Gjendja në të cilën ndodhet sistemi i drejtësisë sot nuk është çështje vetëm e një institucioni sic është avokatia, por është çështje e të gjithë aktorëve që e përbëjnë atë, nga gjykatat, prokurorët, avokatët, noterët, burgjet etj.
Vendimi i sotëm për ndërtimin e një shkolle për avokatët, është një hap i rëndësishëm për të drejtësinë. Mbas ndërtimit të saj, çdo i ri që ka mbaruar fakultetin duhet t’i nënshtrohet kësaj shkolle, dhe më pas provimit të liçensimit.
Kam besimin tim më të plotë, se avokatët që do të dalin nga kjo shkolle do te jenë avokatët me të mirë në Shqipëri, që do ofrojnë shërbimet më të mira për qytetarët , që do ndikojnë më shumë në forcimin e drejtësisë në vend.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com