Halimi: Të hënën vendosim për
draftin final të reformës në drejtësi

Halimi: Të hënën vendosim për<br />draftin final të reformës në drejtësi
Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh se opozita do të vendosë të hënën për qëndrimin përfundimtar lidhur me reformën në drejtësi.
 
Pas mbledhjes së komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, ku morën pjesë edhe ambasadorët Lu e Vlahutin, Halimi theksoi se PD do të marrë një vendim pasi të ketë shqyrtuar draftin final të marrë ditën e sotme në komision.
 
“Drafti përfundimtar duhet parë nga ekspertët. Opozita shprehet dakord për komponentin antikorrupsion. Duhen parë e analizuar javën e ardhshme. Ditën e hënë do të vazhdohet me diskutimet në parim dhe komponentin antikorrupsion. Ditën e hënë do të flasim për qëndrime konkrete
”, u shpreh Halimi.  
 
Ai tha se opozita është e gatshme të votojë komponentin e luftës antikorrupsion, Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë Speciale si dhe Vetting-un, apo vlerësimin dhe kontrollin e gjyqtarëve.
 
“Ajo që është e rëndësishme, është qëndrimi i opozitës që komponentin antikorrupsion jemi gati ta votojmë që javën tjetër, sëbashku me Byronë, Prokurorinë Special dhe Kontrollin e gjyqtarëve e Prokurorëve. Kjo dakordësi e opozitës, me ndryshimin e draftit fillestar, kemi dakordësinë për ta votuar një orë e më parë”, tha Halimi.  
 
Sërish opozita ka pikëpyetje lidhur me draftin sa i takon institucioneve të reja.
 
“Ngritja e institucioneve të reja kushtetuese, që do t’i shërbejnë të ardhmes së Shqipërisë, lidhur me mënyrën e funksionimit, kemi shprehur shqetësime. Shqetësim është kapja politike që tentohet t’i bëhet këtyre institucioneve. Mungon edhe lufta ndaj koorporatizmit. Kjo mungon në draftin e shtatorit dhe atë qeveritar të janarit. Sot ne morëm draftin dhe deri ditën e hënë do ta shqyrtojmë bashkë me ekspertët tanë dhe do të shohim nëse drafti final respekton të gjithë opinionet e Venecias, sheh shqetësimet e opozitës për kapjen politike dhe pastaj ditën e hënë do të diskutohet lidhur me draftin final”, tha Halimi.
 
Duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu, bashkëkryetari demokrat Eduard Halimi theksoi rolin e rëndësishëm të si të ambasadorit amerikan ashtu edhe të komisionit të Venecias në reformën në drejtësi.
 
Thelbi i reformës është lufta antikorrupsion, këtë duan qytetarët. Komponentin antikorrupsion do ta votojmë menjëherë. Dhe ne e kemi kërkuar këtë që në Tetor. Ishte PS e cila e çoi Byronë pranë MB, që detyroi PD të shkojë në Venecia dhe kur Venecia tha jo nuk mund të jetë Byroja pranë qeverisë, e ndryshoi. Dhe atëherë ne thamë të votohen. Nëse drafti përfundimtar ndryshon nga drafti i Edi Ramës, do ta shohim ditën e hënë”, tha Halimi. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS pëmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së