Halimi: Të ndalet diskriminimi nga
administrata serbe në Preshevë
Në seancën e parlamentit serb në Beograd u zhvillua një debat i nxehtë mes deputetëve dhe kryesuesve të parlamentit serb.
BEOGRAD – “Gjithë shqiptarët në Serbi ende janë të diskriminuar në të gjitha sferat, përfshirë këtu edhe zvogëlimin drastik të fondeve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve me 30 për qind, heqjen e Gjykatës Themelore në Preshevë, eliminimin dhe fshirjen e të dhënave të refugjatëve të diasporës shqiptare nga viset tona, që ndryshe nuk ka si të quhen veçse spastrime etnike taninga administrate serbe...” ka deklaruar sot në Beograd në seancën e Parlamentit të Serbisë deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës, Riza Halmi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.
Në seancën e parlamentit serb në Beograd u zhvillua një debat i nxehtë mes deputetëve dhe kryesuesve të parlamentit serb nga të cilët kërkohej përgjigje në shumë pyetje të pazgjidhura në Serbi, sikurse dhe ngecja e programit dhe diskriminimi i shqiptarve në Luginën e Preshevës, si dhe popujve tjerë në Sanxhak, Vojvodinë. Sa i përket Luginës së Presheves më i zëshëm ishte deputeti Riza Halimi, i cili iu drejtua qeverisë serbe me një breshëri pyetjesh rreth krizës në Luginë, njofton agjencia e lajmeve, “Presheva jonë”.
Deputeti i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Riza Halimi pyeti se pse ka ngecur dhe pse nuk u realizua programi i qeverisë për komunat shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që nga në viti 2001? Halimi duke shprehur shqetësimet e tij për situatën në Luginën e Preshevës, ka pohuar se qeveria serbe ende pa realizuar dhe zbatuar programin ka kushtëzuar me regjistrimin e shqiptarëve në Luginë?!
“Zbatimi i saj është i kushtëzuar nga shqiptarët, të cilët bojkotuan me arësye për shkak të imponimit të kushteve dhe për shkak se ata ishin diskriminues në këtë proces”, tha Halimi. Sipas tij, të gjithë shqiptarët në Serbi ende janë të diskriminuar për shkak të zvogëlimit drastik të fondeve të Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve nga 30 për qind, heqjen e Gjykatës Themelore në Preshevë, fshirjen e të dhënave të refugjatëve shqiptarë etj.
Deputeti i Pavarur, Emir Elfićc kërkoi nga Ministria përkatëse e Drejtësisë mbi fatin e Projektligjit për Këshillat Nacionale të pakicave kombëtare. Ai tha se debati i hapur publik është nga 25 nëntor -17 dhjetor, duke thënë se ajo ishte një kohë shumë e shkurtër dhe se ligji ekzistues ka qenë në mënyrë të qartë e plotë mangësi nga viti 2010, kur zgjedhjet u mbajtën për këshillat kombëtare të pakicave kombëtare.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49