Halimi: Venecia i dha të drejtë
shqetësimeve tona për reformën

Halimi: Venecia i dha të drejtë<br />shqetësimeve tona për reformën
Deputeti demokrat dhe njëherazi nënkryetar i komisioni ad hoc për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh sot se Komisioni i Venecias i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike. "Dhe për këtë, ndjehemi të inkurajuar”, deklaroi ish ministri i Drejtësisë.

Venecia i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike, dhe ka rekomanduar çmontimin e kapjes. Venecia ka rekomanduar që palët politike të arrijnë një konsensus bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”, tha Halimi.

Ndihemi të inkurajuar që çështjet e ngritura në shtator 2015 nga opozita, të ringritura në Janar e Shkurt 2016, janë cilësuar si legjitime dhe i janë lënë marrëveshjes politike për tu dakordësuar. Koha që palët politike të ulen dhe të vendosin për të gjitha çështjet politike, bazuar në një dialog politik të sinqertë, bazuar në parimet dhe kriteret e Venecias”, shtoi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'