Halle Berry ka zbuluar se është fejuar me të dashurin e saj, Van Hunt.
59-vjeçarja pritet të martohet për herë të katërt me burrin që ajo e quan “dashuria e jetës sime”.
Aktorja u pa duke buzëqeshur e lumtur ndërsa tregonte unazën e saj të madhe të fejesës në emisionin "The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.
Duke folur me prezantuesin, Halle tha: “Epo, ka pak konfuzion që ai më kërkoi të martohesha dhe unë thashë jo. Jo, nuk është kështu. Unë nuk thashë jo. Thjesht nuk kemi caktuar një datë. Por sigurisht që thashë se do të martohesha me të! Ai vuri një unazë të vogël në gisht.”
Më pas ajo tregoi unazën e saj para kamerës, që shikuesit ta shihnin mirë. Unaza ka një diamant vezullues në formë katrore, i vendosur mbi një rreth ari.

Aktorja kishte zbuluar më herët, verën e kaluar, se “nuk kishte thënë ende po”, kur u pyet nëse një propozim martese ishte në plan.
Van e konfirmoi këtë në të njëjtën periudhë edhe në emisionin Today Show.
“E kam bërë propozimin dhe, siç e shihni, është ende pezull. Thjesht është aty, duke qëndruar pezull. Ndoshta mund ta inkurajoni ju!” tha ai.
Halle shtoi: “Epo, unë jam martuar tri herë. Van është martuar një herë, dhe kështu, jo, nuk ndiejmë se duhet të martohemi për të vërtetuar dashurinë tonë në çfarëdo mënyre. Por nuk e përjashtojmë. Mendoj se do të martohemi, thjesht sepse, nga të gjithë njerëzit me të cilët jam martuar, ky është personi me të cilin duhej të isha martuar.”
Halle dhe Van janë të lidhur prej vitit 2020. Aktorja ka qenë më parë e martuar me Eric Benet, David Justice dhe Olivier Martinez. Ajo ka një djalë 9-vjeçar nga martesa me Martinez, dhe një vajzë 17-vjeçare nga një lidhja me ish-modelin kanadez, Gabriel Aubry.
Komente
