Halloween kthehet në traditë, ja çfarë veshën vipat
Festa e njohur e Halloween është kthyer në një traditë edhe në Shqipëri. Origjina e saj vjen nga Irlanda e cila ka qenë “Dita e të gjithë Shenjtorëve”,
Festa e njohur e Halloween është kthyer në një traditë edhe në Shqipëri. Origjina e saj vjen nga Irlanda e cila ka qenë “Dita e të gjithë Shenjtorëve”, por në Amerikë ka pësuar ndryshim duke simbolizuar një traditë të vjetër kelte, e cila ka të bëjë me ditën ku nuk ka kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.
Për këtë arsye ditën e 31 tetorit, njerëzit maskohen me duke personifikuar personazhe të ndryshëm dhe në të shumtën e rasteve edhe të frikshëm. Prej disa vitesh diçka e tillë ka nisur të ndodhi edhe në vendin tonë. Pubet dhe lokalet e Kryeqytetit kanë qenë të populluara nga njerëz të maskuar me veshje të ndryshme dhe të frikshme. Po kështu edhe arredimi i tyre ka qenë nën atmosferën e festës së Halloween.
Edhe personazhet e njohura të show bizit shqiptar nuk e kanë lënë këtë event pa e shfrytëzuar dhe pa u kamufluar si personazhe të ndryshëm fantastikë.Në foto shohim emra si Enca Haxhia, Andresa e “Të dielës shqiptare”, Era Rusi, Afërdita Dreshaj, Enrika Derza, Albana Osmani, Floriana Garo, Beatrix Ramosaj, Tuna, Ledi Vokshi, Flaka Krelani, Genta e BB5, Jeta Faqolli, Rita Ora etj, kanë zgjedhur veshje mjaft të veçanta për këtë ditë. Genta e BB5 kishte vendosur të personifikonte Marilyn Monroe, ndërsa Era Rusi na ka kujtuar një personazh mjaft të dashur të fëmijërisë si Borëbardha.
Ndërkohë që emra si Enca Haxhia, etj kanë menduar të sjellim diçka më të fortë. Megjithatë disa personazhe janë munduar të jenë më festiv si geisha Floriana Garo, apo si Beatrix Ramosaj. Shumëllojshmëria e ngjyrave pikturave kanë mbizotëruar atë natë për ta, duke konkurruar edhe vipat jashtë shtetit. Të shohim se çfarë fantazish do të sjellë Halloween-i i ardhshëm për ta dhe për vipat e tjerë.
Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.2%
-
JO
48.8%
-
NUK E DI
11%
Vota total: 762
Lajme të tjera
-
'Ti Shqipëri më jep nder', prezantohen fanellat e reja të Kombëtares
24 Mars, 10:16
-
EURO 24/ “Është rrugë e gjatë”, Mancini nuk e bën dramë! Southgate: Luftuam, fituam...
24 Mars, 10:02
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
24 Mars, 09:52
-
Humbi vendin e parë, Bayern Munich shkarkon trajnerin Nagelsmann! Bavarezët gjejnë zëvendësuesin
24 Mars, 09:41
-
Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ Jori bën banjo dielli pa të brendshme: Po ju ore pse s’thoni?
24 Mars, 09:38
-
SPAK sekuestron vilën në Palasë të ish-gruas së Arben Ahmetajt! BKH zbarkoi një javë më parë, sekuestrohen sende personale e fatura
24 Mars, 09:36
-
Rama thumbon ministren britanike nga Londra: Suella e dinte çfarë po thoshte, ajo kurrë nuk kërkoi ndjesë
24 Mars, 09:35
-
VIDEO/ Fitorja e parë si kampione bote, Argjentina shkëlqen në 'Monumental'! Messi kap 800 gola
24 Mars, 09:30
-
Kë do vriste? Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari me kallashnikov vihet në pranga
24 Mars, 09:01
-
Rama: Jo çdo njeri me laps është gazetar! Pronarët e mediave që shkelin ligjin duhet të gjobiten! S’pranoj çdo lloj gjepure që shkruani ju
24 Mars, 08:59
-
Rama përplaset me gazetarin në Britaninë e Madhe: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova
24 Mars, 08:58
-
'Luizi nuk rrin dot pa pirë drogë' këngëtari debaton ashpër me Oltën: Pse e the? Ia bënte me dorë… (VIDEO)
24 Mars, 08:50