Hallvë me miell misri, arra dhe susam
Përbërësit:
- 2 gota sheqer
- 4 gota ujë
- 2 feta limon ose portokall
- 2 shkopinj kanelle
- 1 gotë vaj luledielli
- 2 gota miell misri i trashë
- 1 gotë arra të grira trashë
- 2 lugë gjelle susam
Përgatitja:
Fillimisht përgatisni sherbetin. Karamelizoni 2 lugë gjelle sheqer në zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni ujin, pjesën tjetër të sheqerit, fetat e limonit ose portokallit dhe kanellën. Lëreni të ziejë 4-5 minuta dhe mbajeni të ngrohtë. Ngrohni vajin në tenxhere. Shtoni miellin e misrit dhe kaurdiseni në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht derisa të marrë ngjyrë të artë dhe aromë të këndshme. Shtoni arrat dhe susamin dhe përziejini. Ulni zjarrin. Hidhni gradualisht sherbetin e ngrohtë duke e përzier pa ndërprerje me lugë druri. Vazhdoni derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga fundi dhe anët e tenxheres. Vendoseni në forma silikoni ose në një tepsi të vogël. Shtypeni lehtë, lëreni të ftohet dhe të mpikset. Dekorojeni me pak kanellë ose një copë reçel portokalli.
Komente











