Hamad: Hamasi nuk është i interesuar për një luftë të re me Izraelin
TEL AVIV, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Hamasi nuk është i interesuar për një tjetër lufte me Izraelin, u shpreh sot një zyrtar i lartë i lëvizjes islamike që kontrollon Rripin e Gazës. “Ne kemi interes në ruajtjen e qetësisë në Rripin e Gazës. Ne nuk duam një luftë tjetër”, tha zëvendësministri i Jashtëm ”de facto” […]
Hamasi nuk është i interesuar për një tjetër lufte me Izraelin, u shpreh sot një zyrtar i lartë i lëvizjes islamike që kontrollon Rripin e Gazës.
"Ne kemi interes në ruajtjen e qetësisë në Rripin e Gazës. Ne nuk duam një luftë tjetër", tha zëvendësministri i Jashtëm "de facto" Gazi Hamad, në prag të përvjetorit të parë të konfliktit 50-ditor mes Izraelit dhe Gazës.
Hamad i bëri komentet në një intervistë të rrallë në Radion e Izraelit në të cilën ai foli në hebraisht.
Hamasi dhe Izraeli nuk kanë kontakte të drejtpërdrejta duke qënë se lëvizja radikale palestineze refuzon të njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.
Megjithatë, Hamad shihet si një nga anëtarët më të moderuar të Hamasit.
Hamasi dhe grupet e tjera palestineze aktive në Gaza kanë lëshuar më shumë se 4 000 raketa në Izrael gjatë konfliktit të vitit të kaluar.
Kushtet për 1,8 milionë palestinezë që jetojnë në enklavë vazhdojnë të jenë të vështira.
Shkollat, spitalet dhe shtëpitë janë të gjitha në kushte të tmerrshme, ndërsa papunësia dhe varfëria mbetet ende në shifra të larta.
"Unë mund të them se situata në Gaza është e keqe, shumë e keqe", tha ai pasi i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për t'i bërë presion Izraelit që t'i japë fund "pushtimit" të tij në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.
Izraeli thotë se tashmë nuk e zotëron më Rripin e Gazës që pas tërheqjes së njëanshme të ushtrisë dhe çrrënjosjes së vendbanimeve të saj në vitin 2005.
Megjithëse ai vazhdon të kontrollojë kufijtë dhe ujërat në brigjet e Gazës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi i KAS-it për vijimin në Parlament të procedurës për ‘Paketën e Maleve’, Ministria e Ekonomisë: Konfirmoi se nuk bie ndesh me legjislacionin!
19 Shkurt, 17:13
-
Nisin karnavalet, kaos në Venecia nga mbipopullimi me turistë
19 Shkurt, 17:12
-
Shqetësimet për privatësinë nga programi kinez i inteligjencës artificiale 'DeepSeek'
19 Shkurt, 17:03
-
Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'
19 Shkurt, 16:58
-
Ferrari zbulon makinën ‘SF-25’, drejtuesit: Makinë 99% ndryshe nga të sezonit të kaluar! Sezoni ri i Formula 1 do të nisë më 14 mars në Australi
19 Shkurt, 16:54
-
Meloni viziton Papa Françeskun në spital: Është i vetëdijshëm, nuk e ka humbur sensin e tij të humorit
19 Shkurt, 16:37
-
Oreksi i tepërt, ja faktorët që nxisin më shumë urinë
19 Shkurt, 16:35
-
Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO kalon për gjykim kimistin kolumbian të organizatës! Samir Rosales Rodriguez ende në kërkim
19 Shkurt, 16:32
-
'MIRA', Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal
19 Shkurt, 16:25
-
Nga mbijetesa te 'shtegtimi' larg Tiranës, drejtori i bardhebluve për Report Tv: Fitorja e fundit na motivoi!
19 Shkurt, 16:14
-
Rrëfehet drejtuesja e shoqatës, Boriçi: U shokuam kur e dëgjuam, Anila ishte 2 ditë më parë këtu dhe nuk shfaqi shqetësime! E përkushtuar ndaj punës
19 Shkurt, 16:05
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00