Hamas ekzekuton 18 palestinezë 
të akuzuar si informatorë të Izraelit

Hamas ekzekuton 18 palestinezë <br />të akuzuar si informatorë të Izraelit
Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës kanë ekzekutuar 18 palestinezë, të akuzuar si informatorë të Izraelit, mbi vendodhjen e tunelve, luftëtarëve dhe armatimeve të tyre.

Lajmi është raportuar nga dëshmitarë që panë militantët teksa rreshtonin burrat jashtë një xhamie dhe më pas i kanë ekzekutuar në një nga sheshet kryesore të Gazës. Kokat e informatorëve të ekzekutuar ishin të mbuluara me qese ndërsa u qëlluan para qindra personave.

Vrasja e fëmijës së parë Izraelit nga Hamas, në konfliktin e ashpër në Rripin e Gazës, ka tensionuar akoma më shumë sulmet dhe kundërsulmet mes ushtrisë Izraelitase dhe Hamasit.

Pas vrasjes së tre komandantëve ushtarak të Hamasit në Gaza nga Izraelitët, si hakmarrje për djalin 4 vjeçar, Hamas ka ndërmarrë një tjetër sulm duke lënë të vdekur 21 persona të tjerë në më pak se 24 orë. Ky është fëmija i parë që vritet që nga 8 korriku, kur filloi dhuna, ndërkohë që numri i fëmijëve të vrarë në Gaza është tepër i lartë.

Hamas ka kërcënuar se “i njëjti ndëshkim do të vijë dhe për shumë civilë të tjerë”, duke nënkuptuar se kundërsulmet në shenjë hamarrje do të vazhdojnë nga të dy palët. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)