/ATSH-ANSA/ - Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, për shkak të tensioneve të larta në Izrael ka bërë thirrje për një Intifada për çlirimin e Jeruzalemit.
Haniyeh e bëri këtë thirrje dje, gjatë një faljeje në xhaminë "Palestina", dhe pak orë më vonë qindra manifestues u mblodhën në kufirin verior të Rripit të Gazës ku filluan të godasin me gurë dhe me bomba molotov kundër ushtarëve.
Media izraelite raportoi se demostruesit u përpoqën të krijojnë çarje në barrierën mbrojtëse, por ushtria arriti t'i zmbrapsë.