Një burim egjiptian, i cituar nga gazeta saudite Asharq al-Awsat, raporton se negociatat midis Izraelit dhe grupit islamist Hamas për fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit "nuk kanë filluar ende në praktikë, por vetëm në teori, për shkak të vështirësive në terren dhe shfrytëzimit të qartë nga Izraeli të disa boshllëqeve ligjore, përfshirë çështjen e trupave."
Trupat e dy pengjeve të fundit të kthyera nga Hamasi janë identifikuar: Inbar Haiman, 27 vjeç, dhe Rreshter Major Muhammad el-Atrash, 39 vjeç. I pari u vra në festival më 7 tetor 2023, ndërsa i dyti u shpall zyrtarisht i vdekur në dhjetor të atij viti.
Kalimi kufitar i Rafah - midis Gazës dhe Sinait egjiptian - mbeti i mbyllur gjithë ditën, për të dytën ditë radhazi, në kundërshtim me marrëveshjen. Kjo masë u mor nga autoritetet izraelite duke akuzuar Hamasin se nuk po I përmbahet angazhimit të tij për të kthyer trupat e të gjithë pengjeve të vrarë në Rrip. Tel Avivi sqaroi se data për hapjen e pikës kufitare Rafah në Gaza do të njoftohet në një "datë të mëvonshme". Ndihma humanitare do të vazhdojë të hyjë në Rripin e Gazës përmes pikës kufitare të tjera, përfshirë Kerem Shalom.
Donald Trump njoftoi se po shqyrtonte mundësinë e lejimit të Benjamin Netanyahut për të rifilluar veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të mbështesë pjesën e tij të marrëveshjes. "Ne e respektojmë marrëveshjen, kemi kthyer të gjitha trupat që arritëm të gjenim dhe po bëjmë përpjekje të mëdha për të rekuperuar trupat e tjerë", thanë përfaqësuesit e Hamasit.
Lajm ne perditesim...
Komente











