Hamasi palestinez paralajmëroi sot se nuk do t'i bëjë asnjë lëshim Izraelit ndërkohë që vazhdon konflikti në Rripin e Gazës.
"Nuk ka kthim mbrapa. Rezistenca do të vazhdojë me të gjitha forcat e saj. Papajtueshmëria e pushtuesit nuk do t'i sjellë asnjë përfitim dhe ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim në kërkesat e popullit tonë", theksoi në një komunikatë Fawzi Barhoum, një zëdhënës i lëvizjes islamike në Gaza.
Fawzi Barhoum u shpreh në një moment që kishte paqartësi mbi rifillimin e bisedimeve në Kajro me izraelitët nën ndërmjetësinë e Egjiptit.
Këto bisedime, që kanë për synim zgjatjen e armëpushimit në fuqi nga dita e martë, dështuan dhe luftimet rifilluan sërish dje në mëngjse./ATSH/
/Shqiptarja.com