Policia është përleshur me demonstruesit kapitalistë afër vendit ku do të mbahet samiti, duke tentuar t’i shpërndajë ata me ujë, pasi ata kishin hedhur shishe në rrugë.
Organizatorët e kanë quajtur protestën, “G20: Mirësevini në ferr”.
Rreth 75 zyrtarë policor janë lënduar, prej të cilëve, tre kanë kërkuar trajtim spitalor, ka njoftuar policia.
Edhe disa nga protestuesit janë lënduar, pasi disa persona në mesin e tyre shkaktuan kaos në rrugë, duke gjuajtur me shishe , thyen dritare, dhe ndezën zjarr në disa makina dhe objekte të tjera.
Rreth 13,000 protestues dolën në rrugë më 6 korrik, në mesin e tyre 1,000 ishin anarkistë të veshur me tesha të zeza dhe maska.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com