Hamburg, Trump dhe Merkel
bisedime me dyer të mbyllura
Dy udhëheqësit u takuan në një hotel, ku u përshëndetën përpara gazetarëve dhe pastaj shkuan pas dyerve të mbyllura për bisedime.
Presidenti i SHBA Donald Trump diskutoi të enjten vonë në Hamburg për një numër çështjesh botërore me kancelaren gjermane Angela Merkel, një nga kritiket e tij të shpeshta në skenën botërore.
Takimi u zhvillua pak përpara fillimit të samitit të G-20s të ekonomive më të mëdha të botës.
Dy udhëheqësit u takuan në një hotel, ku u përshëndetën përpara gazetarëve dhe pastaj shkuan pas dyerve të mbyllura për bisedime.
Zonja Merkel ka shprehur pakënaqësinë e saj për tërheqjen e zotit Trump nga marrëveshja ndërkombëtare e klimës e vitit 2015, që synon uljen e çlirimit të gazrave serrë në vitet e ardhshme. Ajo e ka quajtur vendimin e zotit Trump
"jashtëzakonisht për të ardhur keq".
Ajo ka thënë gjithashtu se Evropa nuk mund të mbështetet tërësisht te SHBA si një partner në skenën botërore, ndërkohë që zoti Trump ndjek politikën e tij "Amerika e Para". Zonja Merkel ka thënë se Gjermania dhe Kina mund të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjet botërore.
Nga ana e tij, Trump i ka kritikuar përpjekjet e zonjës Merkel për të lejuar më shumë emigrantë të hyjnë në Gjermani në një kohë kur udhëheqësi amerikan ka marrë në mbrojtje urdhrin e tij ekzekutiv për të frenuar imigracionin nga gjashtë vende me shumicë myslimane në përpjekje për të frenuar sulmet e mundshme terroriste.
Është hera e dytë që dy udhëheqësit takohen ballë për ballë. Zonja Merkel e vizitoi Shtëpinë e Bardhë në muajin mars dhe gjatë vizitës, mediat folën mjaft për gjestet e dy udhëheqësve, që flisnin për një marrëdhënie të vështirë. / VOA
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4633
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45