Hamburg, zjarr në konçensionar,
shkrumbohen 12 “Porsche” 

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një konçensionar makinash luksoze në Hamburg të Gjermanisë, që po përgatitet të mirëpresë samitin e rëndësishëm të G20-ës.
 
Departamenti i zjarrëfikësve mendon që me shumë gjasë bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. 12 makina tip “Porsche” janë shkrumbuar nga flakët që përfshinë konçensionarin në orët e para të ditës.
 
38 zjarrëfikëse u angazhuan në shuarjen e zjarrit, të cilin arritën fatmirësisht ta frenonin përpara se të përhapej e të digjte gjithë makinat e tjera.
 
Disa automjete u dëmtuan, sipas mediave vendase, edhe nga shkuma e përdorur për shuarjen e flakëve. “Porsche” e llogarit koston e dëmit në më shumë se 1 milion euro.
 
Zyrtarë lokalë dyshojnë se incidenti mund të ketë lidhje me takimin e G20-ës, por po hetojnë para së të dalin në përfundime.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen