Pas përfundimit të sezonit të F1, Lewis Hamilton ka mundësi të ripërjetojë gjithçka që ka humbur në këtë vit, pasi i është kthyer lidhjes së tij të vjetër me Nicole Scherzinger.
Lajmi bëhet i ditur nga The Sun, ku shkruhej se dëshira më e madhe e Hamilton kohët e fundit ka qënë të kthehej me Nicole.The Sun, raporton se çifti ka kryer kohët e fundit një sërë takimesh të fshehta për të rizbulzuar formulën magjike që i bashkoi sërish.
Nëj burim i afërt me Hamilton ka thënë se “Lewis e ka fituar tashmë betejën”, por asnjëri prej të tyre nuk e ka pranuar publikisht bashkimin.
Për fatin e tij të mirë Scherzinger po mbaron edhe punën e saj si anëtare jurie në emisionin amerikan për talente të reja , X Factor, pasi ky edicion do të mbyllet para Krishtlindjeve, kështu që Nicole do jetë krejtësisht e tija. Një muaj më parë ata u takuan në Los Angeles, dhe nuk munguan komentet e shtypit, për deklaratën e tij.
“Kuptova se mes nesh ka ende ndjenja, unë mbase vazhdoj ta dua atë…”.E duket se tashmë gjithcka është vulosur, ata janë kthyer bashkë.