SHKODER - 26 klandestinë janë bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Klandestinët vinin nga Siria.

Policia Kufitare e Hanit të Hotit i ka kapur klandestinët në vendin e quajtur Livadhi i Kryeplakut.

Shtetasit sirianë kishin si qëllim që të kalonin përmes pikës së Hanit të Hotit në Malin e Zi.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Kufitare, bëhet me dije se, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë ndaluar 26 qytetarë sirianë.

Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, 26 klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, dhe më pas kishin udhëtuar drejt Hanit të Hotit.

Policia po heton për identifikimin e më pas arrestimin e personave që kanë bërë transportimin e tyre, ndërsa po punohet për kthimin vullnetar të klandestinëve në vendin e tyre.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)