Hani i Hotit, sekuestrohen 19 kg
kanabis, pranga 42 vjeçarit ukrainas

Hani i Hotit, sekuestrohen 19 kg<br />kanabis, pranga 42 vjeçarit ukrainas
Rreth 19 kg Cannabis Sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 42 vjeçar nga Ukraina.

42 vjecari Elchin Ragimov, banues në Pragë, Çeki ishte duke drejtuar një automjet tip Opel me targa 5AR2462 dhe kishte si destinacion Malin e Zi

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.

Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.

[gallery]23160[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar