Hani sallatë, që të humbisni 30 kg si Beyonce

Hani sallatë, që të humbisni 30 kg si Beyonce
Beyonce lindi vajzën e saj me emrin Blue Ivy rreth pesë muaj më parë dhe këngëtarja zbuloi se si erdhi sërish në formë duke humbur kilet e tepërta. Gjatë koncertit të saj të dytë në Atlantic City, këngëtarja e ‘Single Ladies’, sipas Us Weekly, i tregoi publikut regjimin e saj: “Nuk e imagjinoni dot se sa jam stërvitur. Më duhej të humbja rreth 30 kg dhe kam ngrënë vetëm sallatë jeshile.” Dhe frytet e kësaj sakrifice u panë qartë kur Beyonce u shfaq në skenë me disa kostume që i tregonin fizikun e tonifikuar. Por, tani që është rikthyer në formë ajo shtoi se do i bënte qejfin vetes duke ngrënë shumë çokollatë për një natë të vetme.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë