Në prag të 7 marsit, shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova”, në Lushnjë, njëkohësisht shkolla më e madhe e ciklit fillor në qytet, hapi dyert për 700 nxënësit dhe mësuesit e saj, me infrastrukturë të transformuar.
Për ta inspektuar ka qenë Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu dhe Kryetaren e Bashkisë së Lushnjës Eriselda Sefa të cilët u ndalën për të vizituar mjediset e reja të shkollës.
“Kjo është shkolla e rikonstruktuar “Skënder Libohova”, që ka një kapacitet mbi 600 nxënës, dhe ku falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Lushnje tashmë është në kushtet më të mira dhe me standardet më të larta, klasa të shtuara.” – u shpreh Ministrja Manastirliu, teksa stoi se synimi është që shkolla të kthehet në një qendër komunitare.
Ndërsa Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës tha se me shtesën e re të godinës është eliminuar edhe mësimi me turne.
“Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1960, ndërkohë që në këto vite kishte marrë vetën një lyerje dhe asgjë lloj rikonstruksioni. Duke qenë shkolla më e madhe e ciklit fillor, mësimin e zhvillonte pasdite, duke qenë se nuk i përmbushte kapacitetet si godinë. Ne me projektin e ri kemi bërë një shtesë të godinës nga 200 metër katrorë për secilin kat dhe në total shkon 851 metër katrorë për secilin kat të kësaj shkolle”.
Gjatë inspektimit të terreneve sportive kryeministri Rama është ndalur te fusha e basketbollit ku ka bërë dhe një kosh.
"E rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues", shkruan Rama.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.8%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 4785
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ku ndodhen tani?' Rama ‘thumbon’ opozitën: Luli në gjumë, ata të tjerët në kafe! Së shpejti, program i ri për familjet me ndihmë ekonomike
3 Prill, 17:03
-
Fuqizimi i turizmit kulturor, Rama: Ka nisur muzealizimi i godinave historike
3 Prill, 16:14
-
Afera CEZ-DIA/ Ilir Meta publikon dëshmitë e Hejsek dhe Tomas Pleskaç: DIA ishte krijesë amerikane që s’ka asnjë lidhje me emrin tim
3 Prill, 15:54
-
Forcim i arsimit profesional, Rama porosi kryebashkiakëve: Identifikoni nevojat për shkolla dhe konvikte
3 Prill, 15:18
-
Task-forcë për mbeturinat, Rama: Po punojmë për të riparë sistemin e përpunimit! Forcojmë kapacitetet e emergjencave
3 Prill, 15:12
-
Paketa e Maleve, Rama: Ka progres, disa bashki kanë përcaktuar 10 projektet! Përllogariten 5 milionë euro në njërën prej tyre
3 Prill, 15:06
-
Legalizimet, Rama: Çdo bashki duhet të hapë një zyrë juridike në ndihmë të kadastrës
3 Prill, 15:04
-
Ish-deputeti i PS për Report Tv: Rama nuk drejton, komandon! Kandidatura e Braçes, lëvizje e re në PS! Me Berishën s’ka zgjedhje në parti
3 Prill, 14:59
-
Rama: Flotë automjetesh për pastrimin e kanaleve, financim i Emirateve Arabe
3 Prill, 14:55
-
Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet
3 Prill, 14:49
-
Lehtësim i trafikut dhe shkurtim kohe, rruga e Ksamilit drejt përfundimit
3 Prill, 14:19
-
‘Të rrjep si kec’, PS kërkon përjashtimin e Nokës me 60 ditë, për Hotin e Vokshin 30 ditë! PD: Balla të ndëshkohet me 2 muaj, na kërcënoi
3 Prill, 13:15