Hap dyert shkolla e re ‘Andrea Stefani’, do të presë 900 nxënës të zonës së Astir dhe Laprakës

Shkolla “Andrea Stefani”, do të presë në këtë vit të ri shkollor 900 nxënës të komunitetit që jetojnë në zonën e Astirit dhe Laprakës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e shkollës së re, ndërsa shton se kjo shkollë do të jetë një zgjidhje e shumë pritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës.

‘Mirëmëngjesi dhe me super shkollën e re “Andrea Stefani” gati për të pritur 900 nxënës, një zgjidhje e shumëpritur për fëmijët dhe gjithë komunitetin e zonës së Astirit dhe Laprakës, ju uroj një ditë të bukur.’- shkruan Rama.

Shkolla 9-vjeçare 'Andrea Stefani' është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.

Shkolla e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e gjer te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë