Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert.

Sipas mediave të huaja, fluturimi 3612 i Delta Connection, u detyrua të devijonte në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids, Ajova.

Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska, siç u identifikua, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence.

Nikprelaj u dërgua në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë, me akuza të tjera që nuk përjashtohen.

Aeroplani përfundimisht u ul në destinacionin e tij në Detroit, gati një orë e gjysmë më vonë se sa ishte planifikuar, sipas Flight Aëare.

Sipas tij, Nikprelaj, me profesion kuzhinier, u tregua i dhunshëm verbalisht që nga momenti i nisjes së pasagjerëve në avion. I ulur pranë derës së emergjencës, ai “injoroi urdhrat e përsëritura të stjuardesës dhe u bë agresiv me fjalë.”

Ky nuk është kontakti i parë i Nikprelaj me ligjin. Në shkurt të vitit 2020, kur ishte 18 vjeç, ai u akuzua për sulm ndaj të dashurës së tij në zonën e Detroit-it dhe më pas për vjedhjen e një borëpastrueseje që ishte në punë. Ai u arrestua shpejt pasi mjeti ishte i pajisur me sistem GPS, raportoi Click on Detroit.